Një ditë pas rrëfimit të Tim Kuk
Shefi Ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Kuk, u bë të enjten drejtuesi më i famshëm i një koorporate amerikane që pranon në publik homoseksualitetin e tij, një veprim që sipas tij e bëri për të ndihmuar në rritjen e të drejtave të këtij komuniteti. 53-vjeçari, i vetëquajtur "bir jugut", pasi është nga Alabama, rrëfeu dje prirjet e tij, edhe pse brenda kompanisë ato ishin të njohura.Ky veprim përkon me përhapjen e vazhdueshme nëpër shtete të ndryshme të Amerikës të ligjit për martesat e personave të së njejtës gjini, ligj që ka ndarë pothuajse në dysh brezin e ri që e mbështet, dhe të vjetrin që e kundërshton.Megjithatë, të paktën në rrugët e Manhatanit, klientët e Apple dhe kalimtarët nuk duket se ishin shqetësuar shumë për shpalljen e tij."Ai ka merita për atë që ka bërë në jetën e tij dhe pozicionin ku ka arritur, kështu që nuk i duhet askujt se çfarë bën ai në jetën private", thotë Dajen, një kliente e kompanisë."Çdokush duhet të ndihet mirë me prirjet e tij, nuk duhet të ketë ndonjë rëndësi nëse dikush është gej apo jo. Të gjithë njerëz jemi", thotë njujorkezi Den.Gjithsesi, për nje figurë publike gjithmonë është e vështirë të dalë hapur dhe sipas statistikave, edhe në SHBA, më shumë se gjysma e homoseksualëve që punojnë nuk e kanë treguar hapur prirjen e tyre. Mbetet për t'u parë nëse vendimi i shefit të një prej kompanive më të mëdha botërore do të ndikojë në ecurinë e biznesit në tregjet konservatore si Rusia, Irani, apo disa vende të Afrikës.Në ditët e sotme, më shumë se gjysma e të ardhurave të Apple vijnë nga tregjet e huaja. Kukështë i treti shef ekzekutiv i një kompanie amerikane të listuar në bursë që pranon homoseksualitetin e tij.Oranews.tv