Flet prokurorja: Në EULEX besojnë se janë Zotër! Gjykatësi Italian i akuzuar: S’kam marrë rryshfet

Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh dhe gjykatësi Françesko Florit, dhanë të dy mendimin e tyre për akuzat e korrupsionit që kanë goditur rëndë misionin europian në Kosovë.Prokuroja Bamieh është pezulluar nga detyra pasi ka akuzuar për marrje rryshfeti gjykatësin Florit në një çështje vrasjeje dhe ka kërkuar para në një tjetër çështje ku përfshihej një zyrtar i qeverisë së Kosovës. Ajo kritikoi EULEX-in se brenda institucionit askush nuk mbante përgjegjësi dhe se të gjithë kërkonin të kalonin fajin sa në Prishtnë, sa në Bruksel. "Ata besojnë se janë zotër", tha ajoBamieh pranoi se zyrtarët e EULEX-it i kanë injoruar kërkesat e saj për të nisur hetimet dhe vendosën ta pezullonin. Sipas saj, emri i gjykatësit Florit, përmendej shpesh në përgjimet e telefonatave që ishin pjesë e hetimeve të saj për çështje të tjera.Gjykatësi Florit i ka mohuar me ngulm akuzat për korrupsion, ku sipas Bamihe akuzohet se ka marrë 300 mijë Euro dhe me to ka paguar kredinë e shtëpisë në Itali. "Në shtëpinë ku jetoj tani, jam ende duke paguar kredinë dhe do të vazhdoj ta paguaj për 23 vitet e ardhshme, sepse nuk jam i pasur dhe paratë i kam kërkuar nga banka".I pyetur nëse ai është nën hetim nga EULEX-I, u përgjigj: "Sinqerisht, unë di vetëm atë që shkruhet në gazetat e Kosovës". "Kam pyetur dhe më kanë thënë se është vetëm një hetim paraprak dhe zyrtarisht emri im nuk është rregjistruar në listën e çështjeve për hetim".Të enjten paradite, shefi i EULEX-it, Gabriele Meuçi, tha se Bamieh ishte pezulluar si dhe mohoi pretendimet e saj që misioni nuk po merrej me akuzat që ajo kishte ngritur.