Shefi i NATO-s: Kemi rreziqe nga shumë fronte!
Gjatë një vizite në Athinë të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pranoi se veprimet e kryera nga Rusia në Ukrainë po sfidonin sigurinë në Europë."Veprimet ruse në Ukrainë janë në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare, kanë dëmtuar ndjeshëm besimin mes vendeve dhe janë shndërruar në një sfidë madhore për sigurinë për ne", u shpreh Stoltenberg. Ndërsa kryeministri grek, Antonis Samaras, tha se Rusia kishte një rol të rëndësishëm për sigurinë në Europë. "Rivendosja e partneritetit të plotë në marrëdhëniet NATO-Rusi për momentin nuk është e mundshme. Megjithatë duhen mbajtur të hapur kanalet e komunikimit me Rusisë dhe dialogu politik duhet të vazhdojë. Besojmë se duhet edhe pjesëmarrja e Rusisë për të ruajtur sigurinë në Europë", tha kryeministri grek.I pyetur në lidhje me fluturimet e avionëve Rusë në hapsirën e NATO-s, Stoltenberg nuk pranoi të komentonte, por u kufizua duke thënë vetëm se Aleanca po përballej me rreziqe nga shumë fronte, si në Ukrainë, Irak e Siri. Por edhe pse deri në 26 avionë janë kapur nga radarët e NATO-s dhe madje britanikët e danezët edhe kanë shoqëruar avionët luftarakë rusë Tu-95, të quajtur edhe "Arushat",Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila doli për të qetësuar tensioned mes Perëndimit dhe Rusisë, duke thënë se nuk ishte shumë e shqetësuar me fluturimet e avionëve rusë mbi Balltik dhe Oqeanin Atlantik.Oranews.tv