E çojnë në polici për dritat, Kalamishi i "Vllaznisë": Tani do të kërkoj azil politik

Shkodër - "Do të kërkoj azil politik në Gjermani ashtu si në vitin 1991" - Ka qenë kjo deklarata e Administratorit të Klubit “Vllaznia”, Neritan Kalamishi, një ditë pasi shoqërimit për 8 orë në komisariatin e policisë së Shkodrës për shkak se fusha sportive “ Reshit Rusi” furnizohet me energji elektrike pa ndonjë kontretë me Operatorin e Shpërndarjes.Kalamishi shton se do hedhë në gjyq policinë e Shkodrës dhe disa media që kanë njollosur emrin e tij pasi gjatë gjithë jetës së tij ai nuk ka vjedhur, ndërsa është shprehur se shteti ligjor ka mbaruar në Shqipëri dhe se azili politik është i pashmangshëm.Kalamishi po procedohet penalisht në gjëndje të lirë për këtë çështje.ar.sh/Oranews.tv