Rilindja e Burrelit, Gjermeni: Zona me potencial për turizmin e aventurës

Burrel-Pas anulimit të vizitës së kryeministrit Rama, në Burrel ka shkuar për Rilindjen e qyteteve, ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni.Teksa deklaroi shndërrimin e Burrelit përmes transformimit të qendrës së tij, Gjermeni tha se qyteti verior ka të gjithë potencialzmin për turizmin e aventurës, përmes lumit të Matit, liqenit të Shkopetit dhe atij të Ulzës.Ministrja Gjermeni në Burrel inspektoi punimet për ndërtimin e kompleksit të lodrave, financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, një projekt në kuadër të zhvillimit të zonave urbane. Gjithashtu e shoqëruar dhe nga kryebashkiakja Adelina Farrici inspektuan dhe bllokun e pallateve në lagjen "Pjetër Budi", ku po bëhet sistemi i lagjes.