Bujqësia, Panariti: Presim rritje buxheti, bashkimi i fermerëve e vetmja rrugë

Formalizimi i sektorit të bujqësisë mbetet një nga objektivat e Ministrisë që e mbulon. Ministri Edmond Panariti tha se koha e fermerit informal ka përfunduar, pasi për të nuk ka asnjë mundësi financimi as nga fondet kombëtare, e as ato të BE.I ftuar në Tonight Ilva Tare, vetëm 3 ditë para se Qeveria të vulosë buxhetin për 2015, Panariti u shpreh optimist për një rritje 25-26% të fondit për këtë sektor krahasuar me vitin që po lëmë pas.Bashkimi i fermerëve dhe operimi në grup, është modeli i së ardhmes së bujqësisë në vend.“Alternativa e tyre është të bashkohen rreth një produkti, është e vetmja rrugë. Nuk është koperativë e tipit komunist, ata mbeten prapë pronarë të parcelave të tyre. Në komunën Kafaraj janë 60 fermerë kanë bashkuar tokat e tyre rreth një kulture që është luleshtrydhja.Për këtë kanë një treg të garantuar, është një pikëgrumbullimi që u thotë unë jua marr me këtë çmim në këtë kohë dhe ju duhet të prodhoni luleshtrydhe me këtë farë dhe me këto parametra. E njëjta gjë po ndodh dhe në Derviçan me domaten. Ky sistem është i iniciativës. Ligji 7501 përveç që e ka ndarë tokën, kemi raste kur dhe nuk punohet fare”tha Panariti.Nga ana tjetër Ministri paralajmëroi shpalljen e hartës të rajonalizimit të prodhimeve bujqësore më 21 nëntor, që sipas tij do jetë baza e financimeve për vitin e ardhshëm.“Me datën 21 nëntor ne do të shpallim hartën e rajonalizimit të prodhimeve bujqësore. Pra kush janë kulturat tip që ja vlejnë të mbështeten dhe që janë prioritare për një qark të caktuar. Psh për qarkun e Korçës do mbështesim mollën, në Shkodër bimët mjekësore, aromatike, gështenjën. Nuk ndalojmë fermerët të mbjellin dhe prodhime të tjera, por nuk e subvencionojmë. Nuk subvencionojmë mollën në Sarandë, por agrumet.Kjo hartë do jetë baza e financimeve për vitin e ardhshëm”.Për të gjithë ata që lënë tokën djerrë, ligji i ri për bujqësinë sanksion taksim progresiv deri në sekuestrimin e plotë të tokës nga shteti.Panariti tha se Ministria e Bujqësisë ka si objektiv shtimin e sipërfaqes së serave deri në 300 mijë hektarë. Ministri Panarit foli edhe për investimet e Ministrisë në sistemin e ujitjes dhe kanalizimeve.Pjesë nga intervista:Si ja dilni të jeni të konkurueshëm me 0.56% të buxhetit që merrni, pra rreth 5.6 milion euro që keni pasur për këtë vit të paktën?Bujqësia mbetet një sektor që nuk financohet aq sa duhet, pavarësisht se në buxhetin e këtij viti patëm një rritje me 24-25 % krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me vendet e rajonit jo më BE, mbetet sektor pak i financuar sidomos në skemat financiare tek fermerët ku ne shpërndajmë mesatarisht në vit 15 milion dollarë, ndërkohë që Maqedonia shpërndan 150 milion dollarë.Mbetet shumë për të bërë. Inukrajuese është që bujqësia është sektori i vetëm që është në rritje. Kemi rritje të ndjeshme të eksporteve, kryesisht fruta-perime dhe produkte të agro-industrisë. Kjo tregon se ne po orientohemi drejt eksportit. Kam bindjen se bujqësia rritet vetëm përmes eksportit. Kemi një hartë të madhe eksportesh ne 18 vende.Për buxhetin e 2015, sa fond shpreson të marrë Ministria e Bujqësisë, ka zëra që janë më pranë opozitës që buxheti do të ulet.Nuk është e vërtetë, unë kam kontakte të vazhdueshme me Kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë dhe vullneti është për të rritur fondet për bujqësinë, veçanërisht për fondet për subvencionet. Kam shpresë që ne duhet të shkojmë në 25-26% të rritjes së buxhetit në krahasim me buxhetin e vitit që po mbyllet.Kemi bërë takimet e para, të dielën paradite do bëjmë një takim të dytë për të parë ku jemi me pretendimet tona dhe mundësitë që na ofrohen. Dhe ditën e dielë mbrëma do kemi mbledhje qeverie në mënyrë që të hënën ta kalojmë në parlament. Ne si Ministri e Bujqësisë jemi diku tek 90% e realizimit të investimeve, deri në fund të vitit do të shkojmë në realizim të plotë.Cilët janë zërat më të rëndësishëm ku do të përqëndrohen në buxhetin e ri?Ky vit ka qenë një vit testi për të parë se ku duhet të orientojmë fondet e buxhetit të shtetit përmes subvecionimit dhe fondet e BE. Ne duhet të përqëndrohemi kryesisht në investime, në pika të grumbullimit të mëdha, në sera, teknologji, këto janë me impakt shumë të madh sesa skema të vogla. Një tjetër drejtim ku do fokusohemi është zgjerimi i sipërfaqeve me sera.Ambicia jonë është që ta çojmë në 3000 hektarë. Me sera mund të arrish të marrësh tre cikle prodhimi dhe në sera mbrohet dhe prodhimi. 3000 mijë hektarë nuk është hapësirë e madhe krahasuar me 700 mijë hektarë që ka Shqipëria.Nuk mendoj se ky është problem, është modeste në raport me sipërfaqen e përgjithshme që ka në dispozion Shqipëria prej tokës arë që është gati 695 mijë hektarë.Këto sera do jenë edhe në tokat e ndara me 7001. Do kombinojmë fondet shtetërore me ato të BE, duke marrë përsipër subvencionin deri në 60% të kostos së investimit, që mund të jetë në trajtën e një kredie ku mbulojmë 70% të normave të interesit. Jemi të vendosur të zgjerojmë patjetër sipërfaqet e serave.Ku do ti gjeni paratë?Ne kemi bërë disa llogaritje, nuk është vetëm dëshirë. Do mobilizojmë fondet, subvencionet nga skemat kombëtare, por dhe si pjesë e programit IPA të BE që ka shumë më tepër mundësi financimi, janë ndërtimi i serave. Ne do ndërtojmë mekanizimin që fermerët të përfitojnë direkt nga fondet.Produktet e serave kanë ndryshim nga ato normalet?Asnjë ndryshim, piqen më shpejt, kanë një cikël më të shkurtër vegjetativ, ruajnë të njëjtat karakteristika dhe vlera.46.3% e popullësisë sipas censusit të 2011 jetojnë në zonat rurale. A mund të na thoni sa hektarë tokë bujqësorë ka të vlefshme sot në Shqipëri?Ne kemi në total pak më pak se 700 mijë hektarë tokë bujqësore, ekzaktësisht 695 mijë hektarë tokë bujqësore. Është e shfrytëzueshme. Nuk them se asfalti shkon parcelë për parcelë. 80% e tyre janë të ndara me ligjin e famshëm 7501, pra janë tokë private.130 mijë hektarë janë tokë shtetërore. Nuk është komplet sipërfaqe e sheshtë pasi është përmbytur nga ndërtimet e paligjshme.Këtë sipërfaqe shteti ka të drejtë tua japë me qera investitorëve vendas dhe të huaj. Hyn në marrëdhënie me shtetin me mekanizëm të qiradhënenies. Në raste të veçanta ne shohim dhe forma të koncensionit kur bëhet fjalë për një investim të karakterit strategjik. Ka pasur interes. Kanë filluar të lëvizin projekte të suksesshme të bazuara në partneritetin publik-privat.Po ata që nuk kanë mundësi, ata që nuk paguajnë dot naftën, çfarë do bëhet me naftën?Nderi më i madh që mund ti bëhet fermerit është ti blesh prodhimin me një çmim të ndershëm. Aty i ka të gjitha edhe koston e naftës edhe imputet bujqësore. Kjo është prespektiva reale që ka prodhuesi i vogël, por për këtë ai duhet të bashkohet. Jo sipas koperativave, por drejt një strukture unike prodhimi.Kemi sipërfaqe ferme prej 1.2 hektarë të ndarë në 6 parcela. Nuk mund të futet traktori për një hektar. Alternativa e tyre është të bashkohen rreth një produkti, është e vetmja rrugë. Nuk është koperativë e tipit komunist, ata mbeten prapë pronarë të parcelave të tyre.Në komunën Kafaraj janë 60 fermerë kanë bashkuar tokat e tyre rreth një kulture që është luleshtrydhja. Për këtë kanë një treg të garantuar, është një pikëgrumbullimi që u thotë unë jua marr me këtë çmim në këtë kohë dhe ju duhet të prodhoni luleshtrydhe me këtë farë dhe me këto parametra. E njëjta gjë po ndodh dhe në Derviçan me domaten. Ky sistem është i iniciativës. Ligji 7501 përveç që e ka ndarë tokën, kemi raste kur dhe nuk punohet fare.Ligji nuk ka përcaktuar asnjë lloj sanksioni për atë që nuk përdor tokën. Aktet normative janë gati, ne do taksojmë atë që nuk punon tokën, vitin e parë me kaq % , vitin e dytë me kaq deri në sekuestrimin e plorë. Nuk kemi luksin për të lënë toka djerrë. Toka që punohet ka taksë minimale, ajo që lihet djerrë taksohet në mënyrë progresive deri në sekuestrim siç e ka Franca dhe Italia. Nuk mund të lejojmë që toka të lihet djerrë. Ne kemi gati paketën që do kalojë në qeveri dhe parlament për tu miratuar shumë shpejt.Sistemi i ujitjes dhe kanalizimeve, do investoni?Shqipëria është e bekuar sepse ka rezerva ujore të papara, të dytët pas Norvegjisë, por vuajmë ende nga problemet e ujitjes dhe kullimit. Aktualisht kemi hidrovoret në pjesën dërmuese terësisht funksionalë, me pompa të reja duke filluar nga ai i Velipojës, Tales. Edhe hidrovori i Çasit shumë shpejt do jetë në gjendje funksionale. Kemi ndjekur praktikën që të kenë dy linja energjitike, për rastet e stuhive. Po punohet me kanalet e para dhe zgarën.Kanalet e dyta dhe të treta janë në administrim të fermerit dhe roli i komunave është i rëndësishëm. Kemi raste që fermerët kanë zënë kanalet duke tentuar të fitojnë tokë. U kemi bërë apel që kanalet të mbahen hapur. Ka pasur një ide që fermeri të paguhet për çdo metër linear. Do shikojmë të gjithë mekanizmat që gjithë sistemi i kanaleve të jetë i hapur dhe funksional. Me ligjin e ri të ujitjes do transferojmë kompetencat që kanë pasur shoqatat e ujitjes për të cilat kam shumë pakënaqesi, tek pushteti lokal.Po orientoni fermerët ku duhet të përqëndrohen?Me datën 21 nëntor ne do të shpallim hartën e rajonalizimit të prodhimeve bujqësore. Pra kush janë kulturat tip që ja vlejnë të mbështeten dhe që janë prioritare për një qark të caktuar. Psh për qarkun e Korçës do mbështesim mollën, në Shkodër bimët mjekësore, aromatike, gështenjën. Nuk ndalojmë fermerët të mbjellin dhe prodhime të tjera, por nuk e subvencionojmë. Nuk subvencionojmë mollën në Sarandë, por agrumet.Kjo hartë do jetë baza e financimeve për vitin e ardhshëm.Aktualisht fermerët subvencionohen për naftën që përdorin?Kemi subvencionuar vetëm naftën për serat me ngrohje, 50% të kostos. Në paketën e re për bujqësinë kemi hequr taksën e qarkullimit dhe karbonit për naftën për peshkim. Pra peshkimi do të furnizohet me naftë 64 lekë të reja më lirë se nafta që qarkullon në treg. Kam bërë kërkesë që nafta e Albetrol të përdoret për bujqësinë.Albetrol prodhon 50 mijë ton naftë në vit dhe nevojat e bujsësisë, peshkimit, serave janë diku 30 mijë ton. Është naftë që i përshtatet bujqësisë, D2. Me pak përpunim mund të jetë shumë e mirë, por kjo është subjekt i një vendimarrje.Sa i përket mekanikës bujqësore, a ka instrumenta Ministria që mund të ndihmojë?Ka tipe të ndryshme traktorësh. Ne do mbështesim me masën 50% blerjen e traktorit në grup. Kemi interes për të stimuluar bashkimin e fermerëve. Kemi dy qëllime në këtë mes, rinovimin e mekanikës bujqësore por dhe shoqërizimin e fermerëve.Kanë rezistencë fermerët për tu bashkuar?Nuk do jetë i imponuar, fenomeni po hapet, procesi është gradual. Janë grumbulluesit që janë katalizatorët e bashkimit të fermerëve. Nuk ka më leverdi të jesh informal, ky mesazh duhet tu shkojë fermerëve. BE nuk mbështet fermerë informalë.