Platini viziton Finlandën, aty ndesh protesta të Shqiptarëve (FOTO)
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka vizituar ditën e sotme Finlandën. Ai ka qenë për vizitë në Helsinki për të dikutuar çështjet e futbollit por aty ka ndeshur një grup shqiptarësh me flamuj kombëtarë të cilët kanë dalë në protestë përpara zyrave të Federatës Finlandeze të Futbollit.Sipas mediave finlandeze shqiptarët treguan edhe në Helsinki se janë kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri.“Ne duam drejtësi! UEFA është një mafia! UEFA = paratë e pista! UEFA – korrupsioni! Jo racizmit! Ik Platini!" – ishin disa nga thirrjet e protestuesve.Sipas gazetës finlandeze, “Iltalehti” Protesta kaloi pa probleme pasi në vendngjarje ka pasur edhe dy makina të policisë, por policët nuk kanë dalë nga makina dhe e kanë ndjekur protestën që brenda.
