Tabaku: Vjedhja e energjisë po mediatizohet, policia s’duhet të përfshihet
Tiranë – Nismën e qeverisë për parandalimin e vjedhjes së energjisë dhe penalizimin e të gjithë atyre përsonave që kanë abuzuar përdorimin e energjisë elektrike, për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ky aksion është një shoë mediatik.Në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu, Tabaku tha se në kohën kur opozita ishte në pushtet, janë identifikuar raste për vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë dërguar drejt gjykatave, por sipas saj, nuk është mediatizuar në këtë mënyrë siç po bën mazhoranca sot.“Në qoftë se ka pasur raste të identifikuara, për vjedhje të energjisë elektrike, sigurisht që janë marrë masat përkatëse, kanë shkuar në Gjykatë. Ndoshta nuk është mediatizuar çështja kaq shumë, sa ç’po mediatizohet tani dhe nuk është punuar me një aksion, siç po punohet tani, por ka qënë i shtrirë gjatë gjithë vitit. Unë dua t’ju jap vetëm një shembull, vjet në gusht të vitit 2013 kanë qënë 25 mijë persona të cilët nuk kanë pasur matësa, sot më të dhënat e ERE-s, janë 150 mijë persona pa matësa” – tha Tabaku.Por, nga ana tjetër duke vlerësuar nismën e ndërmarrë nga qeveria, ka bërë vërejtje për kohën që i është dashur qeverisë të hyjë në veprim. Ndërsa faktin se po instalohet një “shtet policor”, edhe Tabaku ndan të njëjtin mendim me kolegët e saj nga selia blu, se Policia nuk duhet të jetë e pranishme në çdo aksion apo ndërhyrje.“Ne jemi pro ligjshmërisë, e kemi shprehur si nga foltorja e Partisë Demokratike dhe sa herë na është dhënë rasti, që nuk duhet të lejojmë asnjë që të veprojë jo në ligjshmëri, por nuk më duket normale që pas një vitit e dy muaj kujtohen, që po ndodh diçka me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Eektrike, po marrim Policinë me vete. Po marrim Policinë me vete edhe për prishjen e ndërtimeve të ligjshme ose të paligjshme, po e marrim Policinë me vete për të inspektuar edhe gjykatat edhe inspektorët, dhe unë nuk e di çfarë emri ti vë kësaj. Por ajo që të bën të mendosh është se Policia po instalohet në çdo instancë, Policia po shërben për të vënë rregullin në çdo fushë” – theksoi Tabaku.Gjatë intervistës deputetja e PD- - së, foli edhe për ndërtimet pa leje, ku u shpreh se aksioni i INUK nuk ka qënë i susksessëm, pasi ka pasur prishje të ndërtimeve në mënyrë selektive, duke shtuar se PD disponon prova, si dhe po vijojnë denoncimet.“Sepse nuk është se është një aksion i suksesshëm, pjesa e prishjes së ndërtimeve pa leje nga INUK. Duke e konsideruar kështu pasi është jashtëmase selektiv. Në pjesën ë të madhe të rasteve , të gjitha ndërtesat që janë lënë janë seklektive, janë të paprishura, janë të përsonave që kanë lidhje me Partinë Socialiste. I kemi të faktuara, me erma personash, me foto, nga selia e Partisë Demokratike i kemi denoncuar çdo ditë, do vazhdojmë që t’i denoncojmë çdo ditë” – u shpreh deputetja e PD-së.