Festivali "Marie Kraja", Zhvillohet në datat 31 tetor e 1 nëntor në TOB në orën 19.00
Tiranë - Edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar operistik "Marie Kraja", do të startojë në datën 31 tetor deri në datë 1 nëntor. Për drejtoreshën Zana Çela, “Marie Kraja” është një stacion për të gjithë artistët lirikë kudo në botë.Edhe skenografia do të jetë ndryshe këtë edicion. Regjizori Pali Kuke pohon se skenografia është më moderne dhe konteporane, duke iu përshtatur edhe të gjitha shteteve pjesëmarrëse:Në këtë edicion të 14 cilësia në festivalin operistik "Marije Kraja " është rritur shumë. Leonardo Quadrini, është dirigjenti i cili prej pesë vitesh është bashkëpunëtor i festivalit dhe rrëfen se falë drejtoreshës Zana Çela, cilësia e këngëtarëve është shumë herë më e mirë se vitete e kaluara.Irida Dragoti, është vajza e cila do të përfaqësojë Shqipëinë në këtë festival dhe për “Ora News” rrëfen emocionet e saj.Juria e festivalit përbëhet na emra të njohur të botës së artit në botë, por edhe emra të njohur shqiptarë.