Luftë terrorizmit, kryeparlamentari Meta kërkon bashkëpunim në Marok
Marok- Kreu i Kuvendit Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Marokut me një pritje të veçantë nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Marokut, Rachid Talbi Alami.Dy krerët e parlamenteve theksuan nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve. Ndërsa Meta theksoi nevojën për të rritur përpjekjet e përbashkëta në luftën ndaj terrorizmit dhe në funksion të rritjes së sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në pellgun e Mesdheut.“Ne mendojmë se Maroku është një faktor kyç për stabilitetin e këtij rajoni, por gjithashtu është një vend shumë i rëndëishëm për të ardhmen e gjithë kontinentit. Do të dëshiroja të punonim bashkë për të inkurajuar qeveritë tona për të kompletuar sa më parë kuadrin ligjor të marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, tregtisë apo kulturës mes Shqipërisë dhe Marokut. Sepse ne jemi ambiciozë për një të ardhme më të mirë për vendet tona, për popujt tanë, por njëkohësisht ne jemi ambiciozë për të pasur marrëdhënie më shumë produktive mes Mbretërisë së Marokut dhe Republikës së Shqipërisë”tha Meta.Z. Alami dhe z. Meta ndanë bindjen se dy parlamentet duhet t'a forcojnë bashkëpunimin ne nivel dypalësh dhe në kuadër të platformave ndërkombëtare si OKB, Bashkimi për Mesdheun, Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Unioni Ndër-Parlamentar.