Burri "hippie" që rri zbathur prej 50 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2014, 13:30
Ish hippie Pete Mckenzie ka refuzuar të veshë këpucë ose çorape për 50 vjet, as në dasmën e tij.69 vjeçari para shumë vitesh kishte vendosur se “nuk do vesh gjë në këmbë deri në ditën që do vdes”.Ish inxhinieri, nuk ka veshur asgjë në këmbë as në ditën e dasmës me gruan e tij Jennifer. Por as ajo nuk e ka pasur problem. Ata janë të lumtur pas 44 vitesh martesë dhe janë gjyshër të tre nipërve.