Peshmergat bëhen gati për t'u futur Kobani
Emri i tyre në gjuhën kurde do të thotë "ata që përballen me vdekjen"! Dhe me siguri që luftëtarët Peshmerga nga Iraku i presin ditë të vështira, teksa përgatiten për t'u futur në Kobani, ku do të ndihmojnë bashkëkombasit e tyre kurdë të Sirisë për të zmbrapsur forcat e Shtetit Islamik.Nën syrin e kujdesshëm të policisë turke, ata mbërritën të enjten në kufirin me Sirinë, nga ku do të kalojnë për të luftuar në rrugët e qytetit ndaj ekstremistëve islamikë. Deri tani forcat në terren që po mbrojnë qytetin nuk kanë pasur sukses, edhe pse po ndihmohen me sulme ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumë shpresojnë që futja e luftëtarëve Peshmerga bashkë me armatimet e rënda mund të ndryshojë anën e betejës, edhe pse ata nuk besohet se janë më shumë se 150 vetë.Një pjesë e luftëtarëve mbërriti me avion në orët e fundit të së mërkurës, ndërsa pjesa tjetër, që shoqëronin karvanin me armatime, udhëtuan për rreth 400 kilometra përmes jugut të Turqisë, ku u përshëndetën si heronj nga popullsia vendase, që është kryesisht pjesë e minoritetit kurd.Oranews.tv