E mitura tenton të vetëvritet, konsumon acid fosforik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2013, 18:43
Një e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë acid fosforik. 12-vjeçarja nga fshati Rëmbec i Korcës me iniciale XH.K ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar acid fosforik.Menjëherë pas kësaj ajo është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyet që e çuan 12-vjeçaren drejt këtij veprimi.