Shqipëria me hartë dixhitale pronash, mbyllet projekti i parë në Vlorë

Tiranë – Shqipëria është duke krijuar hartën dixhitale të të gjitha vendimeve që janë marrë me pronat në 23 vjet dhe ka arritur të përfundojë projektin e parë pilot të Vlorës. Harta dixhitale e pronave është një plan-veprimi, që Qeveria tashmë ia ka paraitur Këshillin të Evropës dhe pas Vlorës, ajo do të shtrohet në të gjithë Shqipërinë.Këtë e ka bërë të ditur, Sonila Qato, Drejtore e Përgjithshme e AKPP-së, gjatë një tryezë konsultative në Tiranë për AKPP-në. Ajo tha: “AKPP nuk mund të niste asnjë punë pa ndryshuar situatën që gjetëm në këtë institucion, ku situata ishte alarmante. Bashkë me qeverinë morëm përsipër një plan-veprimi, që është paraqitur në Komitetin e Ministrave të Këshillin e Europës. Kemi nisur punën për krijimin e hartave të para dixhitale dhe kemi përfunduar punën për projektin-pilot të Vlorës, që duam ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.Duam gjithashtu të krijojmë një hartë dixhitale të të gjitha vendimeve të marra këto 23 vite në lidhje me pronën. Me këtë reformë duam të ndryshojmë institucionin, ku informacioni ka qenë i paharmonizuar me institucionet e tjera, si dhe të krijojmë lehtësira ndaj qytetarëve, që atyre t’u njihet prona dhe ta gëzojnë atë,- theksoi Qato.Në po këtë konferencë e ka marrë fjalën edhe Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, i cili tha:“Ky është një proces zinxhir dhe ka nevojë për angazhimin e të gjitha institucioneve, sepse secili ka rolin e vet. Në ndryshimet që iu bënë ligjit për legalizimin e pronave dhe ndryshimet për skemën e kompensimit të ish- pronarëve kanë sjellë disa përmirësime thelbësore, pasi ligji i vjetër u kishte dhënë mundësi ish- pronarëve që të kompensoheshin, por implementimi i ligjit ishte i pamundur dhe jo operativ.Ndryshimet e bëra krijuan mundësinë që ky ligj tashmë të funksionojë. Ky ka qenë një hap në lehtësimin e situatës së pronave, pasi prej mëse dhjetë vjetësh ka patur nevojë për ndryshime të vogla ligjore. Do të vazhdojmë në drejtim të trajtimit të çështjes së ish- pronarëve dhe kemi këmbëngulur që të bëhet legalizimi fillimisht dhe kryesisht në zonat informale dhe më pas, në zonat e shpërndara,” - përfundoi Lame.ar.sh/Oranews.tv