Ndryshimet në Kodin Rrugor, Eksperti: Paga mesatare s'i përballon këto gjoba

Tiranë – Ndryshimet në Kodin Rrugor, sipas ekspertit të qarkullimit Rrugor, Artur Sulçe, bien në kundërshtim me nenin 193, pika 3, i cili është po i njëjti që nga viti ‘98, pavarsisht ndryshimeve që janë bërë.Sipas këtij neni "vlera e masave administrative me gjobë rishikohet çdo dy vjet në shkallë të njëjtë për gjithë ndryshimin e verifikuar nga ISTAT, me koeficientin e çmimeve të konsumit për familjet e verifikuar në dy vjetët paraardhës". Duke u bazuar në këtë nen, Sulçe u shpreh se nuk është parë pjesa ekonomike e këtij ligji.I ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Eksperti i qarkullimit Rrugor bëri një përllogaritje të gjobave të përcaktuara në Kodin Rrugor, duke u mbështetur tek të ardhurat mesatare, ku sipas tij gjobat duhet të jenë më të ulëta së paga mesatare.“Duke parë Kodin Rrugor në nenin 193 të Kodit Rrugor, pika 3, e cila flet se “vlera e masave administrative me gjobë rishikohet çdo dy vjet në shkallë të njëjtë për gjithë ndryshimin e verifikuar nga INSTAT, me koeficientin e çmimeve të konsumit për familjet (mesatarja kombëtare) e verifikuar në dy vjetët paraardhës”."Po themi që paga mesatare në rang vendi është 51 mijë lekë të reja. Nga këto 51 mijë lekë të reja që mund të jetë e ardhur mesatare që e jep INSTAT-i në funksion të zhvillimit të ekonomisë, rreth 42% e kësaj të ardhure kalon për shpenzimet humane, shendetësore, social ekonomike që ka një familje. Si e ardhur ngelet 58%, që në qoftë se do të marrim 51 mijë lekë gjithsej, ngelen 29 mijë lekë.Dhe duke u bazuar të neni 193 i Kodit Rrugor, i cili nuk është ndryshuar me këto ndryshimet e reja, që nga ’98, atëherë konstatojmë një element, që kjo gjobë nuk mund të kalojë më shumë se 30 mijë lekë, ndërkohë 10 fishimi e çon tek 50 mijë lek. Sepse nuk të lë paga mesatare në rang kombëtar. Ashtu siç e ka gjithë bota që vendos penalitetet e saj. Unë nuk kam parë asnjë nga INSTAT-i apo asnjë nga Ministria e Financave, që të mbrojë këtë llogaritje e cila të ishte në përputhje me nenin 193, pika 3, e Kodit Rrugor. Duhet parë edhe pjesa ekonomike e këtij ligji.(Neni 193, pika3, e Kodit Rrugor të Shqipërisë)kodi rrugor