"Tonight Ilva Tare" intervistë me ambasadorin gjerman, Helmut Hoffman

Pas tensioneve të krijuar nga ndeshja e futbollit, Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffman këshillon kryeministrin Rama të mos anullojë vizitën në Beograd të planifikuar më 22 tetor. Sipas tij dialogu mes Shqipërisë dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa ndërprerje në kuadër të aspiratës së dy vendeve për tu integruar në BE. Në “Tonight Ilva Tare”, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë foli dhe për lidhjet e krimit të organizuar me zyrtarë të lartë në Shqipëri, domosdoshmërinë e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Ai sugjeron hapjen e dosjeve të ish -Sigurimit të Shtetit. Lexoni me shume http://www.oranews.tv/vendi/tensionet-shqiperi-serbi-hoffman-palet-te-qetesojne-situaten-jo-ti-fryjne-zjarrit/