Shkodër, pajisja e mamografisë del jashtë funksionit, në tetor 900 kontrolle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2014, 17:06
Shkodër - Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga mbyllja e muajit tetor, kushtuar sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, në Poliklinikën e qytetit të Shkodrës pajisja e mamografisë ka dalë jashtë funksioni.Shkak për këtë defekt sipas bluzave të bardha është fluksi i lartë i grave që kanë kryer vizita gjatë këtij muaji.Nga të dhënat zyrtare, vetëm për tetorin janë kryer rreth 900 kontrolle mamografie, një shifër më e madhe se vizitat në 9 muaj bashkë.Ndërkohë në tetor, në shkodër kanë kryer kontrollin e Mamografisë edhe pacientët e ardhura nga Lezha./Oranews.tv/