Bisedime të fshehta me mafian siçiliane, Napoletano në hetim

Në një dhomë pa dritare në pallatin presidencial italian, presidenti i vendit, Xhorxho Napolitano, nisi të jepte dëshminë e tij në një rast të paprecedentë, për një çështje historike ku shteti gjykohet se ka mbajtur bisedime të fshehta me bosët e mafies siçiliane në vitet 1990.Prokurorët e Palermos, të cilët janë zotuar të hedhin dritë më një periudhë të errët të shtetit italian, ku drejtuesit kërcënoheshin me ekzekutime dhe bombëvënie, kanë marrë në pyetje Kreun e shtetit, çka ndodh për herë të parë për në vend.Mediat nuk u lejuan që të filmonin dëshminë e Napolitanos, e cila nisi rreth orës 10:00 paradite në Romë, duke sjellë edhe reagimin e ashpër të gazetarëve italianë, sipas të cilëve ky vendim do të rriste dyshimet për transparencën e procesit.Në sallën ku u mor në pyetje Presidenti ishin të pranishëm 40 vetë, prokurorë, gjykatës dhe avokatë mbrojtës, por asnjëri prej tyre nuk u lejua të mbante aparatë celularë, tableta apo pajisje të tjera me të cilat mund të regjistronin seancën dëgjimore.Prokurorët italianë akuzojnë politikanë të shquar të vendit dhe zyrtarë të policisë se kanë mbajtur takime të fshehta me bosët e mafias, pasi gjykatësi i famshëm, Xhovani Falkone, u ekzekutua bashkë me gruan dhe tre truproja nga një bombë e vendosur poshtë makinës së tij në vitin 1992.Sipas tyre, vullneti i shtetit për të hyrë në bisedime me mafiozët inkurajoi edhe më shumë vënie bombash, përfshi edhe atë që i mori jetën gjykatësit tjetër, Paolo Borselino, vetëm dy muaj më vonë.Sipas korrespondentit të “Reuters” në Romë, Stiv Sherer, Napolitano nuk është në listën e të akuzuarve, por thjesht është marrë në pyetje si dëshmitar. Në kohën kur kanë ndodhur ekzekutimet, Napolitano ka mbajtur postin e Presidentit të Dhomës së Deputetëve.Ai është futur në listën e të dëshmitarëve për shkak të zbulimit të një letre që i është nisur atij nga këshilltari ligjor, Loris D'Ambrozio, në të cilën lihet të kuptohet se ai ka pasur dijeni për bisedimet.Prokurorët kanë kërkuar që në tetor ta marrin në pyetje Presidentin, por fillimisht 89-vjeçari nuk pranoi. Por pasi një gjykatë në vend vendosi se dëshmia e tij konsiderohej e rëndësishme dhe jo sipërfaqësore, siç pretendonte ai, Napolitano pranoi të merrej në pyetje.Në bankën e të akuzuarve për këtë çështje është Nikola Mançino, i cili në periudhën kur dyshohet se janë mbajtur bisedimet ka qenë Ministër i Brendshëm. Ai akuzohet për dëshmi të rreme, ndërsa nëntë të tjerë, mes tyre edhe tre ish-zyrtarë të foracave karabiniere akuzohen se janë përpjekur të shantazhojnë shtetin.Napolitano u përfshi fillimisht në çështje kur nga përgjimet e telefonatave të Mançinos, u dëgjua teksa ai i ankohej Presidentit për ndërhyrjet e Prokurorisë dhe i kërkonte ndihmë.Edhe pse Gjykata vendosi vitin e kaluar që përgjimet ku dëgjohej zëri i Presidentit të shkatërroheshin, prokurorët arritën ta thërrisnin si dëshmitar Presidentin.