Në vend të cigareve, në rrugë shitet kutia e ndihmës së shpejtë
Tiranë - Abuzuesit e kutisë së ndihmës së shpejtë i kanë ditët e numëruara. Nuk do të lejohet më tregëtimi i çfardo medikamentesh apo mjetesh në këto kuti.Po ashtu nuk do të lejohen edhe personat që përgatisin vetë një kuti të ndihmës së shpejt.Ministria e Shëndetësisë do t’i dorëzojw Komisionit Kuvendor të Veprimtatrisë Prodhuese një propozim, nga ku të jetë ky institucioni shtetëror ai që të përcaktoi se çfarë përmban ndihma e shpejtë.Zv/ministri Klodian Rrjepaj tha se standardi është nevojë për të shmamgur paligjshmëritë e tregëtimit të tyre.Këto që ju shihni në këto plane nuk janë cigare që tregëtoheshin dikur nga të miturit.Janë kutitë e ndihmës së shpejtë, edhe pse alkooli apo Jodi nuk duhet të qëndrojnë në këtë mënyrë në diell, tregetarët nuk shqetësohen fare për këtë.Madje nuk tremben edhe pse uniformat blu janë në kryqëzimin më të afërt. E në të tilla kushte nuk mund të flitet për cilësi të kësaj kuti.Por ashtu koleksioni i jelekëve fosforishent nuk ka vend që nuk është i ekspozuar.