Shqipëria në aksion për vjedhjen e energjisë, “hajdutët” i pret burgu

Tiranë- Errësirë dhe burg është fati i të gjithë atyre që kanë vjedhur energjinë elektrike.Beteja që mori udhë një ditë më parë, nuk po kursen asnjë abzues me energjinë.Por fillimisht telat po i këputen bizneseve, veçanërisht atyre që shtrihen përgjatë autostradës Tiranë -Durrës, ku 60 përqind e bizneseve vjedhin energjinë.Aksioni është ndjekur nga vetë Ministri i Indrustrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.“Ne nuk do të ndalemi asnjë ditë për të denoncuar të gjitha rastet, për të ndëshkuar të gjithë keqbërësit e energjisë elektrike dhe këtu jemi në një rast konkret, në një biznes, i cila ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemin e energjisë elektrike.Po këqyret vendi i ngjarjes, po konstatohen provat dhe do të merren të gjitha masat siç duhet nga ana e organeve të policisë, në bashkëpunim me strukturat e shpërndarjes” tha Ministri Gjiknuri.Aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit, është shtrirë në të gjithë kryeqytetin dhe veç prerejes së energjisë, ka çuar para drejtësisë disa abuzues.“ Sot janë shoqëruar në komisaritin 3 dy persona, në komisariatin 4 tre persona të cilët janë gjetur me abuzime të ndryshme. Dy prej tyre kanë pasur pa paguar gati 10 milionaë lekë të vjetra secili, kanë qenë të prerë dhe të rilidhur në mënyrë të paligjshme.Me këta persona që janë shoqëruar në polici, pikësëpari duhet të sjellë dikush nga familjarë mandatin e pagesës sipas ligjit që kemi, më pas shqyrtohet problem dhe i lidhet energjia”tha përfaqësuesi i OSHEE.Por, forca e ligjit nuk do të kursejë as bashkëpunëtorët.“ Faturuesit do të penalizohen në momentin që nuk kanë dhënë informacionin e duhur pranë zyrave tona, nuk janë bashkëpunëtorë në kuptimin direkt aty ku kanë konstatuar një shkelje ose një matës stok”.Por tjetër fytyrë ka ky aksion për Partinë Demokratike, që sipas opozitës po tenton të terrorizojë shqiptarët.“Frika, terrori dhe paniku që kërkon të ngjallë në popull me shtetin policor që po instalon cdo ditë, për të arrestuar këdo që nuk ka mundësi të paguajë, i duhet ta cojë deri ne fund, me vendimet e gjykatave.Klithjet e përditshme të kryeministrit ndaj qytetarëve dhe tundja e prangave me policinë që është bërë më politike se kurrë në këto 23 vjet, kërkon ti cojë deri në fund me nënshtrimin dhe kapjen politike të drejtësisë, që askush të mos e ndalë në marrëzinë e delirit të pashoq që e ka kapur atë dhe farë e fisin që ka emëruar në qeveri.Kërkon t’i bëjë një, partinë dhe drejtësine që mos ketë askend mbi toke ta ndalë në marrëzinë për të arrestuar e futur ne burg gjithkënd”deklaroi deputeti Eduard Halimi.