Kandidatët për kryetar të AMA-s prezantojnë idetë e tyre për postin

Tiranë –Pasi i ka dëgjuar pa praninë e opozitës, mazhoranca ka çuar në Kuvend të 4 kandidaturat për Kryetar të Autoritetit të Mediave Audiovizive, nga dy që i ka si të drejtë ligjore.Ky vendim vjen për shkak se opozita nuk u bë pjesë e procesit dhe nuk ushtroi detyrën ligjore për të skualifikuar dy nga 4 emrat e sjellë deri në këtë fazë nga mazhoranca.Platformën me të cilën do ti paraqiten Kuvendit, e kanë prezantuar në Komisionin e Medias, kandidatët Anila Basha, Gentian Sala, Gentian Skënderaj dhe Bers Hado. Gentian Sala paraqiti i pari, projektin e tij për detyrën që pretendon.Më pas iu dha fjala kandidatit Gentian Skënderaj, i cili evidentoi problemet e etikës në tv, përdorimin jo të saktë të gjuhës shqipe, mungesën e etikës në reklama. Skënderaj tha se për shkak të mungesës së funksionimit të AMA-s, nuk është krijuar Këshilli i Ankesave, i cili duhet të ngrihet. Po ashtu, ai tha se në mediat ndihet përfaqësimi i shtresës së personave me aftësi të kufizuara, që ka qënë jashtë vëmendjes, do duhet të ketë hapësirën e saj në media. Përsa i përket të miturve, ka probleme, si me etikën, dhunën etj. që ndikojnë tek fëmijët. Në këshillimet me operatorët do të trajtohet temat për shmangien e dhunës në emisionet e fëmijëve, ruajtja e privatësisë së fëmijëve, keqpërdorimi i fjalëve në emisionet pë fëmijët, respektimi i etikës.Kanditatja e tretë Anila Basha prezantoi së pari, rekomandimet që ajo kishte nga figura të gazetarisë për këtë post dhe më pas, njohu komisionin me sfidat dhe prioritetet e saj nëse do ta drejtonte këtë institucion.Basha tha se synon bashkëpunim intensiv me institucionet europiane të së njëjtës fushë, luftimin e piraterisë në fushën e medias etj. Ajo gjithashtu lexoi edhe një fjalë të shkurtër se cilat ishin përparësitë e saj për këtë post krahasuar me kandidatët e tjerë, duke nisur nga karriera e gjatë në gazetari. Basha tha se ka gati dy dekada në gazetari dhe pasioni e ka bërë të zgjedhë një "martesë" me pasionin e saj dhe jo me një njeri të vetëm. Po ashtu, vuri në dukje se projektin  e saj do t'ia vërë në dispozicion të gjtha palëve, edhe opozitës.Kreu i Komisionit Alfred Peza e falenderoi Bashën ne veçanti  duke shtuar me humor "edhe për këtë fjalën e fundit, që ngjante më tepër si "traktat feminist". Po ashtu, ai vuri në dukje se është e rëndësishme zgjedhja e një njeriu me mbështetje të fortë nga të gjitha krahët.Të enjten 4 kandidatët do ti nështrohen votimit në Parlament, nga ku do të mësohet drejtuesi i ri i Autoritetit të Mediave Audiovizive.Ja 4 kandidatët për kryetar të Autoritetit të Medias Audio-Vizuale[caption id="attachment_410589" align="aligncenter" width="655"]anila-basha Anila Basha[/caption][caption id="attachment_410590" align="aligncenter" width="655"]Bers-Hado Bers Hado[/caption][caption id="attachment_410591" align="aligncenter" width="655"]gentian-sala Gentian Sala[/caption][caption id="attachment_410592" align="aligncenter" width="655"]Gentian-Skënderaj Gentian Skënderaj[/caption]Oranews.tv