Libri "Rose Wilder Lane dhe Shqiptarët", Shqipëria në syrin e gazetares amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2014, 08:45
Gjashtë vite punë intensive duke i rënë përreth të gjithë Shqipërisë po edhe në vendeve të ndryshme të Amerikës janë konkluduar me botimin e librit "Rose Wilder Lane dhe Shqiptarët".Autorja Eleni Lapëri rrëfen se në libër përshkruhet një Shqipëri e parë nga syri i Rose Wilder Lane, gazetares amerikane e cila jetoi në vendin tonë për një periudhë të gjatë kohore.Sot Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime e megjithatë për autoren e librit ky mbetet atdheu ynë dhe ka shumë cilësi që na dallojnë nga popujt e tjerë.Libri "Rose Wilder Lane dhe Shqiptarët" do të prezantohet në panairin e librit në muajin nëntor.