Fushë Krujë, treni përplas makinën, rëndë prindërit e 2 fëmijët
Fushe Kruje- Katër pjesëtarë të së njejtës familje janë aksidentuar në afërsi të Thumanës nga treni i mallrave i linjës Podgoricë -Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të 27 tetorit, në ish- postbllokun hekurudhor të Thumanës, ku treni përplasi një autoveturë "Wolsvagen" me targa të Krujës drejtuar nga Gëzim Karaj nga Dukagjini i Ri, i cili ishte duke udhëtuar me gruan dhe dy fëmijet.Teksa ishte duke kaluar në linjën hekurudhore, drejtuesi nuk e ka parë trenin e mallrave dhe është goditur; makina është marrë zvarrë për rreth 30 metra. Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë drejt ish-Spitalit Ushtarak në Tiranë dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë.Pas aksidentit, treni ka qëndruar në vendngjarje për të kryer ekspertimin nga grupi hetimor. Sakaq, rruga është bllokuar nga prania e trenit. Shkak për aksidentin është bërë mungesa e posblloqeve, ndërkohë që edhe vendi është i rrethuar nga shkurre dhe hapësira e shikimit të shinave është shumë e vogël.Sipas policisë, edhe drejtuesi i automjetit ka qënë i pavëmendshëm gjatë kalimit mbi shina, ndoshta për arsye të orës së vonë kur ndodhi aksidenti.Oranews.tv