Tahiri-Unionit: Gjyqësori duhet të pavarësohet nga korrupsioni, paraja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2014, 20:45
Ministri i Brendshëm, reagon pas deklaratës së Unionit të Gjyqtarëve Shqiptarëve lidhur me letrën publike që Tahiri i adresoi Kreut të Shtetit, ku i kërkonte dënimin e gjyqtarëve.Tahiri ka mohuar akuzat e Unionit, se nuk është në kompetencën e tij kërkesa për dënimin e gjyqtarëve. Sipas tij gjyqësori nuk mund te jete pavaresi hermetike e korporates nga çdo gjykim e vlersim i jashtem, por kapacitet per te garantuar ligjin, transparencen.“Nuk mund te kete pavaresi nga ankesat/verejtjet, por pavaresi nga korrupsioni dhe pazaret me drejtesine. Pavarsia e gjyqesorit nuk mund te jete pavaresi hermetike e korporates nga cdo gjykim e vlersim i jashtem, por kapacitet per te garantuar ligjin, transparencen, drejtesine dhe paanshmerine, nga korrupsioni, pushteti, paraja, e shume te tjera”.Në vijm të deklaratës në fb, ministri Tahiri thekson se ky Union Gjyqtarësh që frikësohet nga cënimi i pavarësisë nuk ka reaguar një herë të vetme per vendimet skandaloze te gjyqësorit.Ministri në përfundim jep 10 raste, nga qindra të denoncuara, per te cilat sipas tij nuk eshte marre asnje mase.“Nuk kam pare ende asnje union gjyqtaresh a shoqate tjeter, te reagoje per vendime skandaloze te gjyqësorit. Keto e cenojne pavarsine me shume se gjithcka tjeter. Ja si me poshte....10 raste nga qindra qe kam denoncuar....dhe gjykoni kush e cenon pavarsine me shume, ankesat e qytetareve/ letra ime me listen e vendimeve qe haptazi duken skandaloze, apo keto me poshte, per te cilat nuk eshte marre asnje mase, ndersa unioni e shoqatat kane heshtur me fryme korporate”.10 rastet e denoncuara nga Ministri Tahiri1. ARRESTOHET PËR VRASJE ME PARAMENDIM PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E APELIN E LË ME DETYRIM PËR T’U PARAQITURGjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, me vendim e datës 25.02.2014, ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për të pandehurin Gjin Nika, i datëlindjes 28.04.1978, nga Bulqiza, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.2. ARRESTOHET PËR MARRËDHËNIE SEKSUALE ME TË MITUR PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E FAKTIT LIROI NË SALLËN E GJYQITArrestohet shtetasi Aleksandër Tafa, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, për të cilin prokurori kishte kërkuar “Arrest me burg”, është liruar në sallën e gjyqit. Në 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen në qeli.3. ARRESTOHET ME ARMË PA LEJE PROKURORI KËRKOI DETYRIM PËR T’U PARAQITURPolicia e Shtetit në datë 25.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. H. Në orën 01.00, në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, në mjetin tip “Seat”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me 17 fishekë, pa leje. Nga kontrolli i banesës i’u gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manovër pa kokë më të vegjël se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishekë manovër model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti). Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Prokuror të çështjes z. Etien Kapo ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe gjyqtari i çështjes z. Ilir Çeliku ka vendosur “Detyrim për t’u paraqitur”.4. ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË NË ARREST SHTËPIENë datë 16.09.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.Ç. për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me një krehër me 7 fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Prokurore të çështjes Edlira Cufi ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Andri Ymeri me vendimin e datës 19.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.5. ARRESTOHET PËR ARMËMBJATJE DHE TRAFIK DROGE PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË ME DETYRIM PËR T’U PARAQITURNë datë 29.09.2014 është ndaluar shtetasi A.R., lindur në Gjirokastër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizim i jashtëligjshëm i lojërave të fatit”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje earmëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes Çlirim Sinoka kërkuar masëne sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Mirela Iliopulli me vendimin e datës 02.10.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”. Ky shtetas ka qenë në kërkim në vitin 2006, si dhe është proceduar penalisht në vitin 2010 për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.6. ARRESTOHET PËR VJEDHJE (PËRSËRITËS) PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË DETYRIM PËR T’U PARAQITURNë datë 07.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi I. M. për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi në datë 06.09.2014, është kapur në flagrancë nga shtetasi V.C., duke vjedhur në banesën e këtij të fundit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të arrestuarin I. M. ka kërkuar masën e sigurimit personal“ Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 10.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ky shtetas është përsëritës, pasi është i dënuar edhe 3 herë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Vjedhje”.7. ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE PROKURORIA KËRKON DETYRIM PËR T’U PARAQITURPolicia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë shtetasin H.M. pas një telefonate të bërë në sallën operative nga shtetasi M. B., banues në fshatin Karbunarë se shtetasi H.M., ka shkuar në dyqanin e tij, e ka kërcënuar me armë pistoletë dhe është larguar duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armë mbajtje pa leje”. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes z.Aurel Zarka, ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim Paraqitje”, ndërsa Gjykata e rrethit Gjyqesor Vlorë me vendimin e datës 01.04.2014 ka vendosur masën “Detyrim Paraqitjeje”.8. I DËNUAR ME 32 VITE BURG – NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR GJYKATA VENDOS: ARREST NË SHTËPIShtetasi A.G. i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar me 32 vjet burg për “Trafik narkotikësh”, është kapur nga ana jonë në muajin Janar 2014 me qëllim ekstradimin e tij në Itali, në datë 24.02.2014. Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Duke parë veprën penale për të cilën ky shtetas akuzohet si dhe masën e dënimit te dhënë nga drejtësia Italiane, krijohen dyshime mbi bazueshmërinë ne ligj të vendimit te Gjykatës së Apelit të Vlorës që ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.9. ARRESTOHET PËR GODITJE PËR SHKAK TE DETYRES PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYQTARI ARREST NË SHTËPIPolicia e Shtetit në datë 31.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin F.Z., pasi së bashku me vëllain e tij E. Z. kanë goditur punojësin e policisë A. H. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes z. Julian Çafka ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtarja znj. Blerta Çibuku me vendimin e datës 04.04.2014 , ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.ARRESTOHET PËR MBAJTJE TË LËNDËVE NARKOTIKE PROKURORI: ARREST NË BURG, GJYQTARI E LË ME ARREST NË SHTËPI10. Në datë 15.12.2013, është arrestuar në flagrancë shtetasi F. S., për prodhim dhe shitje të narkotikëve, pasi i ështe gjetur në posedim lëndë narkotike me një peshë prej 362.35 gr. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”. Gjyqtari Halil Vani, ka vendosur vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Fatos Sela, dhe ka caktuar si masë së sigurimi “Arrest në shtëpi”.
Ja rastet e vendimeve të Gjykatave që kanë liruar kriminelët