Presidentja e Kilit falenderon ish-Gjermaninë Lindore për azilin politik
Në prag të festimeve gjermane për 25-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, Presidentja kiliane Michelle Bachelet falenderoi ish-Gjermaninë Lindore për dhënien e azilit politik 40 vjet më parë.Pas një takimi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Bachelet u pyet për ish-Gjermaninë Lindore, ku ajo dhe viktima të tjera të diktatorit kilian Augusto Pinochet u strehuan në 1970.Por udhëheqësja e qendrës së majtë kiliane kritikoi ish-Republikën Demokratike Gjermane, ku ajo erdhi sëbashku me nënën e saj në vitin 1975, pasi të dyja ishin arrestuar dhe torturuar nga regjimi i Pinochet, pas grushtit të shtetit kundër Presidentit Salvador Allende.Babai i saj vdiq pasi u arrestua. Bachelet tha se ashtu si ajo dhe shumë kilianë të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre dhe kanë qenë në prag të vdekjes, i janë mirënjohës Gjermanisë lindore dhe asaj perëndimore për dhënien e azilit politik."Shumë kilianë ndodheshin në Republikën Federale të Gjermanisë dhe të tjerë në Republikën Demokratike Gjermane, dhe pavarësisht se ndodheshin gjysmat në njërën anë dhe gjysmat në anën tjetër, ata thonë faleminderit”.Ndërkohë kancelarja Angela Merkel, duke folur për marrëveshjen 11-vjeçare të tregtisë së lirë mes Kilit dhe Bashkimit Europian, tha se përvoja na ka treguar se kudo ku kemi nënshkruar marrëveshje, ka pasur rritje dhe vende të reja pune.Merkel citoi edhe Korenë e Jugut, Perunë dhe Kolumbinë si raste të suksesshme.