Takimi me Ramën, Vuçiç: Gati për dialog, por shqiptarët gabuan

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka tentuar nga Londra që të zbusë presionet edhe tensionet me Shqipërinë, por ka rënë sërish në kurthin që solli përplasje.Duke folur për "London School of Ekonomiks" Vuçiç ka thënë se pret të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë, ndaj edhe për këtë ka ftuar për të dialoguar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.Por në kohën kur Vuçiç do të shuante debatin me Shqipërinë, ai është rikthyer debatit për ndeshjen, ku ka thënë se shqiptarët janë fajtorë për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit.Duke mbrojtur pikërisht punën e Policisë, ndryshe nga sa u pa live në televizionet e gjithë botës, Vuçiç ka mbrojtur Policinë e tij për një punë të mire. Ai ka shtuar më tej se asnjë futbollist shqiptar nuk u dhunua, pasi ata i mbrojtën homologët serb.Por në sallat e "London School of Ekonomiks" është shënuar edhe një incident, pasi një mbështetës i ish-Kryeministrit të vrarë Zoran Dindiç, ka akuzuar Vuçiç se i ka ndërprerë karrierën politike dhe e ka kërcënuar se do t'a vrasë.