Ish-të përndjekurit në grevë, Korçaku: Qeveria të na plotësojë kërkesat
Tiranë - Një tjetër grevë urie nga ish-të përndjekurit politikë nisi në kryeqytet. 20 persona të cilët kanë qënë pjësëmarrës edhe në grevën e organizuar në vitin 2012, sot ngritën çadrat në të njëjtin vend.Dëgjimi i zërit të tyre nga ana e qeverisë dhe marrja kësteve, mbeten kërkesat e tyre. Për organizatorin e grevës, Agim Korçaku dhe grevistët, kryeministri duhet të kthejë vëmendjen tek ata, pasi kanë dy javë që i kanë nisur një kërkesë për takim dhe ende ska asnjë reagim.“I kemi bërë një kërkesë kryeministrit që ne 20 grevistët të na thërrasi për problemet tona. Në ras se nuk na thërret ne do të vazhdojmë grevën, do të çojmë këtë grevë më keq se ajo e vitit 2012. Kjo grevë do të ketë përmasa edhe ndërkombëtare në rast se kryeministri nuk na thërret ne.”Greva do të vazhdojë me një afat të papërcaktuar, deri në plotësimin e kërksave nga ana e qeverisë.