Noka: Policia e shtetit jashtë binarëve të ligjit, ka devijuar nga misioni i saj
Tiranë - Sipas ish-Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, Policia e Shtetit ka dalë jashtë binarëve të ligjit, kjo për arsyen se ka devijuar nga misioni primar që ka.I ftuar në RTV “Ora News”, në studion e lajmeve përballë gazetares Jonida Shehu, Noka tha se Policia e Shtetit është shndërruar në një Polici ndërtimore, mjedisore, tatimore, etj, duke humbur misionin saj parësor, atë të sigurisë dhe rendit të qytetarëve.Më tej Noka ka shtuar se "çeta gjobëvënësish me uniformë, janë shpërndarë gjithandej dhe vetëm masakrojnë qytetarët, për të furnizuar arkën e shtetit".“Mosdarkodimi nuk ka të bëjë thjeshtë me dy apo tre ndryshime në kodin rrugor, por ajo që ne kemi ngritur zërin vazhdimisht në këtë kohë që jemi në opozitë, është fakti për mënyrën se si instumentalizohet përdorimi i Policisë jashtë kuadrit ligjor që ja percakton ligji. Fokusi kryesor i Policisë së Shtetit është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, gjithashtu e pronës publike dhe private.Në një vit ne kemi parë një Polici të emëruar tërësisht politikisht dhe ne kemi paraqitur argumentat tona. Një Polici ku janë futur me dhjetra elementë të inkriminuar dhe ne kemi paraqitur prova. Një Polici i instrumentalizuar politikisht dhe jo ligjërisht siç duhet të jetë, sigurisht ka dalë jashtë binarëve të ligjit. Kemi parë një Polici që është shndërruar në një Polici ndërtimore, ose ç’ndërtimore, por prish ndërtime.Kemi parë një Polici që është shndërruar në një Polici mjedisore, kemi parë një Polici që është shndërrua në një Polici tatimore, kemi parë një Polici shtetit që merret me lojërat e fatit. Sot Policia e Shtetit është shndërruar në një organin tagrambledhës siç është Drejtoria Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve. Nuk është më një organ i cili siguron rendin, pronën. Çeta gjobëvënësish me uniformë, janë shpërndarë gjithandej dhe vetëm masakrojnë qytetarët, për të furnizuar arkën e shtetit.Sikur të mos mjafonin këto reprezalie, këto kamzhikë që i jepen qytetarëve në kurriz, ndërkohë që kriminanelët livadhisin. Misioni i policisë është të luftojë krimin dhe jo të gjobisë dhe të masakrojë qyterate e kritij vendi. Dhe kjo polici ka devijuar nga misioni që ka prandaj them që ka dalë nga binarët e ligjit” – tha Noka.Ndërsa është ndalur duke folur për bojkotin e Partisë Demokratike, deputeti i PD-së u shpreh se do të kthehemi në parlament nëse:“Do të ketë një rishikim të bojkotit dhe ne kemi vënë një kusht si opozitë, kemi thënë se jemi dakort të kthehemi në parlament, por me një marrëveshje me një garanci ndërkombëtare” – tha ai.Intervista e plotë e Flamur Nokës në Ora News