Sheshi “Nënë Tereza” në pedonale, shoferët: Vështirësohet qarkullimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2014, 08:38
Sheshi 'Nënë Tereza" kthehet në pedonale sipas vendimit të marrë nga qeveria. Qarkullimi i të gjitha automjeteve do të pezullohet gjatë orëve të mbrëmjes me përjashtim të autobusëve të linjës së transportit urban.Ndërsa parkimi I automjeteve ndalohet në të dy anët e bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' si dhe në sheshin "Nënë Tereza" në mënyrë që kjo zonë të kthehet në një shëtitore gjatë orëve të mbrëmjes.Vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve pas orës 19:00 të mbrëmjes ka irrituar shumë drejtues automjetesh të cilët shprehen se vështërsia e qarkullimit në trafikun e rënduar të Tiranës shtohet, ndërkohë që një problem emergjent është përcaktimi dhe hapësirat e lëna për vendparkime për automjetet.