Fushë Krujë, treni përplas makinën, aksidenton rëndë prindërit dhe 2 fëmijët

Katër pjesëtarë të së njejtës familje janë aksidentuar në afërsi të Thumanës nga treni i mallrave i linjës Podgoricë -Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në ish- postbllokun hekurudhor të Thumanës, ku treni përplasi një autoveturë “Wolsvagen” me targa të Krujës drejtuar nga Gëzim Karaj nga Dukagjini i Ri, i cili ishte duke udhëtuar me gruan dhe dy fëmijet.