Skënder Bruçaj: U luta për jetën e futbollistëve shqiptarë kur nisi dhuna në fushë

Tirane- Pothuajse çdo shqiptar e ka bërë një koment të vetin për ngjarjen e 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor 2014.Por ka edhe një person jo të zakonshëm, fjala e tij ka qenë vërtetë në vesh të Perëndisë.Fjala është për Skënder Bruçajn, kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.I ftuar në emisionin "Debati në Channel One"  të gazetarit Roland Qafoku, përveç shumë temave të komentuara Bruçaj ka treguar se në momentin që nisi dhuna në fushë është lutur për jetën e futbollistëve shqiptarë.… dhe Zoti vërtetë e dëgjoi.Në rrëfimin e tij ai tregon detajin e rrallë duke e shoqëruar me fjalët që deshi Zoti dhe gjithçka shkoi pa viktima.“Ishte moment delikat dhe sapo nisi situata e papëlqyer unë u luta që të mos i gjente gjë e keqe futbollistët shqiptarë”.Bruçaj vlerësoi atë që futbollistët shqiptarë bënë në fushë duke mbrojtur simbolet kombëtare dhe dinjitetin kombëtar por dënoi dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve tanë dhe dhunën e tifozëve.Të padrejtë e cilësoi vendimin e EUFA-s që sipas Bruçajt nuk kishte lidhje me atë që ndodhi në fushë.Po nëse do kishte përballë homologun e tij, kryetarin e komunitetit Musliman serb me seli në Beograd çfarë do ti thoshte?Përgjigja e Bruçajt është interesante: “Do ta siguroja që futbollistëve serbë kur të vinë për të luajtur në Shqipëri nuk do tu ndodhë asgjë. Për këtë e siguroj”,- mbyll komentin kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj.