Djali e nusja akuzohen vranë nënën e tyre. E raportuan si vdekje natyrale
Një mister fshihet pas vdekjes së një 92-vjeçareje në qytetin e Gjirokastrës.Djali i të moshuarës dhe nusja e tij janë arrestuar pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike deri në vdekje të të moshuarës.Dyshimet kanë nisur pas denoncimit të së bijës së viktimës, ndërsa trupi i viktimës është zhvarrosur për tiu bërë ekspertiza. Ndërkohë një mjeke lagjeje kishte lëshuar vërtetimin mjekësor se vdekja ishte natyrale, pa bërë kqyrje të trupit të pajetë.66-vjeçari, Sharif Aliko dhe bashkëshortja e tij, 59-vjeçe Donika Aliko janë vënë dje (27 tetor) në pranga sëbashku me një mjeke të spitalit të Gjirokastrës. Kjo e fundit është lënë dje e lirë nën masën e sigurisë "Detyrim me paraqitje"Dyshimet Zbardhja e ngjarjes që ka ndodhur më 10 tetor nisi pasi Sharif Aliko i tha motrës së tij, dy javë pas vdekje së nënës së tyre, se kjo e fundit ishte vetëvarur.E motra ishte në dijeni të konflikteve që i vëllai dhe nusja kishin me nënën e saj dhe zbulimi i faktit që nëna e saj është vetëvarur, dhe që i vëllai ia kishte mbajtur të fshehur, i ka ngjallur dyshime për më tej. Gruaja ka bërë kallzimin në polici.ZhvarrosjaPas denoncimit është kryer zhvarrosja e 92-vjeçares, dhe burime policore bëjnë të ditur se në trupin e të moshuarës janë konstatuar shenja që tregojnë se shenjat e varjes, por edhe shenja të tjera që dëshmojnë për dhunë të ushtruar ndaj saj.Po hetohet nëse gruaja është vetëvarur pas dhunës së ushtruar apo është varur.