“Vajzat e Ballkonit”, pseudoromani mes erotizmit dhe psikologjisë

Nën tingujt e muzikës francezë, në studion e Ditë e Re në Ora News shkrimtari dhe pedagogu i gjuhës frengë, Edmond Tupja ka prezantuar librin e tij më të ri, “Vajza e Ballkonit”.Një pseudoroman, ku shkrimtari Tupja ja lë në dorë kritikëve letërarë të zbulojnë përse e ka quajtur një pesudoroman.Edhe pse i rezervuar në përmbajtjen e librit, pasi Tupja kërkon që lexuesi të zbulojë gjithçka që përmban ky libër, përsëri prezantuesit e emisionit Ditë e Re, arritën që t’i nxjerrin një detaj të vogël.“Vajzat e Ballkonit”, është një pseudormona mes erotizmit dhe psikologjisë.“Është roman erotik pa diskutim, është roman psikologjik, për të zbërthyer një dukuri që është e pranishme te të gjithë ne. Pra ne nuk jemi të gjithë vetëvetja, diku dyzohemi, apo trizohemi”, tha Tupja.