Kukës, Hidrocentralet kërcënim për zonën, shkatërrojnë tokat bujqësore

Kukës- Ndërtimi i Hidrocentraleve, në zonën e Shishtavecit në Kukës duket se do të lërë pa punë e për rjedhojë edhe pa bukë, banorët e zonës përreth.Ekspertët japin alarmin për humbje të parikuperueshme në tokat bujqësore, ku sipërfaqe të tëra toke rrezikohen nga fenomeni i rrëshkitjes.Si shkak i dëmtimit të biodiversitetit, ekspertët rendisin edhe ndërtimet e shtëpive pa leje. 2 mijë objekte të tilla presin të përfitojnë nga procesi i legalizimit.Në Qarkun e Kukësit, 1 e dhjeta e territorit është tokë bujqësore, ndërsa pjesa tjetër është kryesisht pyje dhe kullota.Banorët e rrethit të Kukësit konkurojnë në treg me pataten dhe shkatërrimi total i tokave bujqësore do ti linte pa mundësi jetese nëpërmjet prodhimeve bujqësore.