Nikoliç fobi nga Simbolet e Kosovës, anullon pjesmarrjen në Belgjikë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka hequr dorë nga pjesmarrja në shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore që mbahet nesër në Belgjikë, pasi siç ka deklaruar kabineti i tij, në ceremoninë solemne do të vendosen edhe simbolet e Kosovës."Edhe pse ishte planifikuar që Presidenti i Republikës së Serbisë të marrë pjesë në këtë tubim, për të nderuar ushtarët e krahut fitues në Luftën e Parë Botërore, Nikolliq nuk do të udhëtojë për në Belgjikë.Organizatorët kanë konfirmuar se Kosova do të prezantohet me simbolet shtetërore, ndërsa kjo është arsyeja pse presidenti nuk do të udhëtoj për në Bruksel", thekson Presidenca serbe në njoftimin për media.Tubimi përkujtimor në nder të 100 vjetorit të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, do të mbahet në Newport dhe Ipru.Deklarata thekson se Nikolliç kishte pranuar më 4 gusht që të marrë pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore në Liege. Asokohe palët ishin pajtuar që Kosova të prezantohet pa simbole shtetërore."Paraqitja e Kosovës me simbole shtetërore është e papranueshme për Serbinë, dhe presidenti nuk mund do të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme," thuhet në deklaratë.