Përplasen për INUK, PS: Basha harron që është kryebashkiak. Bashkia: Rama vetëm shkatërron

Shembja e ndërtime nga INUK ka përplasur në distancë Partinë Socialiste dhe bashkinë e Tiranës.Në kundërpërgjigje të paralajmërimit dhe akuzave që shefi i opozitës lëshoi të dielën në drejtim të INUK për selektivitet në prishjen e ndërtimeve dhe dhunim të pronave të qytetarëve, selia rozë thekson se inspektoriati po bën punën që duhet ta kishte bërë vetë Bashkia dhe kryetari i saj.“Shqipëria nuk kishte pasur kurrë një Kryebashkiak që harron që është kryetar bashkie në mes të mandatit. Kjo shpjegon situatën e çuditshme që kemi sot, kur Lulzim Basha gjen guximin të sulmojë INUK përse po bën punën që duhet ta bënte por nuk e bëri kurrë Bashkia e drejtuar nga Luli.Ligji që rregullon veprimtarinë e Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik vendor e thotë qartë se:Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë apo komunës merr masat e mëposhtme:Vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm.Ashtu siç e thotë fare qartë se INUK ushtron përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë apo komunës kur ato nuk janë ushtruar nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë, komunës dhe qarkut”deklaroi Ervin Bushati.Sipas Bushatit, Basha përgjatë gjithë mandatit të tij si Kryebashkiak ka bërë çmos që ta rikthejë Tiranën në realitetin urbanistik të viteve ’90, duke e ngrirë në beton Tiranën.“Është kjo arsyeja përse INUK ka prishur deri më sot 1400 ndërtime të paligjshme që lulëzuan në Tiranë në kohën e Lulit.Është kjo arsyeja përse INUK ka çliruar deri më sot 98.000 metra katrorë sipërfaqe publike, trotuarë e lulishte të zaptuara në Tiranë me bekimin e Lulit.Në katër vjet Lulzim Basha ka bërë çmos që ta rikthejë Tiranën në realitetin urbanistik të viteve ‘90 kur s’ngeli hapësirë publike pa u zaptuar nga kioska e turpe betoni.Por siç po e tregojnë faktet, skema për zaptimin e hapësirës publike të Tiranës ka qenë edhe më e turpshme e kriminale. Në njërën anë ishte Luli që i nxiste, e në anën tjetër Saliu që i legalizonte duke dhënë tapi për trotuare, lulishte e oborre pallatesh.Opozita sot duhet të kërkonte ndjesë për këtë situatë të nxitur nga vetë ajo. Por natyrisht, kjo s’ka për të ndodhur. Ashtu siç sulmoi policinë për çlirimin e Lazaratit nga droga, edhe sot opozita ka zgjedhur të bëhet palë me antiligjin duke sulmuar INUK.Kjo është punë për opozitën, dhe ky është turpi i opozitës. Sot INUK po u rikthen hapësirat publike qytetarëve të Tiranës. Të gjithë ne si deputetë të Tiranës e mbështesim fort aksionin e inspektoriatit dhe e nxisim atë ta çojë deri në fund punën për zhbërjen e paligjshmërisë që ka hedhur rrënjë me bekimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës”.Bashkia: Rama di vetëm të shkatërrojëI menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës. Përmes një deklarate të lëshuar nga zyra për shtyp e këtij institucioni, theksohet se Rama, njeriu që betonizoi Tiranën, nuk mund të mbulojë dështimin me sulme politike ndaj Bashkisë së Tiranës.Sipas Bashkisë, Edi Rama di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët.“Askush nuk mund ta amnistojë Edi Ramën për krizën ekonomike dhe paligjshmërinë ku e ka zhytur vendin. Qytetarët e kanë vënë me shpatulla pas muri për premtimet e pambajtura për bllokimin dhe shkatërrimin që po i bën Tiranës. Nuk preken pallatet dhe objektet e miqve e klientëve të Edi Ramës, të ndërtuara pa leje dhe në shkelje të çdo ligji në hapësira publike.Prishjet selektive dhe tarifat e korrupsionit që qytetarët duhet të vazhdojnë të paguajnë, për të shpëtuar objektet e ndërtuara me bekimin e Edi Ramës kur ishte kryetar bashkie kanë shtuar zemëratën e qytetarëve ndaj tij.E kuptojmë frikën e Edi Ramës nga revolta qytetare por ai nuk mund të fshihet pas sulmeve politike dhe të njëjtit tekst që lexohet rëndom nga zëdhënës të ndryshëm, brenda mureve të partisë. Mijëra vende pune të shkatërruara, mijëra qytetarë vuajnë për bukën e gojës, ndërsa Edi Rama vazhdon të rrisë taksat, çmimin e energjisë elektrike, papunësinë dhe varfërinë”.