Durrës, një lagje rrezikon të përfundojë në det prej ndërhyrjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2014, 17:06
Durrës- Një lagje rrezikon të përfundojë nga lartesitë e kodrave, në bregun e detit.Situata e jashtëzakonshme po ndodh në kodrat bregdetare të Porto Romanos, ku si pasojë e erozionit dhe ndërhyrjes së njerëzve ka rrëshqitur krahu perendimor i kodrës, duke zhdukur rrugën e plazhit dhe shembur disa shtëpi.Banorët të tronditur nga kjo situatë, thonë se ndihen të braktisur nga pushteti vendor.Rrezikshmëri të lartë paraqet dhe zona e Bishtit të Pallës, ku nga gërryerja pa kriter e firmave private, strukturat argjilore po përfundojne në det.