Edlira Çepani: Diplomacia ekonomike është çelësi i Konsullit të Nderit
Tiranë - Federata Europiane e “Konsujve të Nderit” ka bërë pjesë të saj në takimin e zhvilluar në Vienë edhe shoqatën e “Konsujve të Nderit” të Shqipërisë.Tashmë kjo shoqatë pas shumë peripecive dhe angazhimeve të vazhdueshme, ka arritur të bëhet pjesë e Federatës me të drejta të plota.E ftuar në RTV “Ora News”, në studio me gazetarin Edvin Peçi, sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së “Konsujve të Nderit” në Shqipëri, Edlira Çepani, renditi përparësitë si dhe problematikat që ekzistojnë ende në rrugën e gjatë të misionit të ndërmarrë nga Konsujt e Nderit, si një urë lidhëse në mes dy vendeve, atij dërgues të cilin përfaqëson dhe vendit të tij.Çepani: Jo të gjitha shoqatat që aplikojnë bëhen pjesë e Federatës“Jo të gjitha shtetet dhe shoqatat që aplikojnë mund të bëhen pjesë e Federatës. Ajo varet edhe nga puna dhe rëndësia që ka shoqata në nivel ndërkombëtar dhe rajonal. Federata Europiane e "Konsujve të Nderit" ka një rëndësi të veçantë edhe për marrëdhëniet e ngushta që ka me institucionet e Bashkimit Europian. Bie në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, ku vendi ynë sapo ka marrë statusin kandidat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian” – tha Çepani.Çepani: Konsulli i Nderit promovon vendin nga vjen“Në rradhë të parë është e rëndësishme puna që bëjnë këta Konsuj Nderi. Termi duket si honorifik, por në pjesën më të madhe të rasteve nuk është një i tillë, por është një aktivitet i mirëfilltë që persona të caktuar, - qofshin më nënshtetësinë e një shteti të caktuar, qofshin më nënshtetësinë e një shteti ku ata ndodhen, - bëjnë për shtetin i cili i dërgon. Është interesante, sepse në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë diplomatë karriere, në përgjithësi janë figura të njohura, profesionistë të njohur në fushën e biznesit, në fushën e artit dhe shumë fusha të tjera.Të cilët marrin përsipër të përfaqësojnë në pjesën diplomatike një vend, i cili quhet shteti dërgues. Në rastin e Konsullit të Nderit të Meksikës, i cili është pikërisht Presidenti i “Ora News”, zoti Ylli Ndroqi, ai është një shtetas shqiptar, të cilit i është dhënë detyra për të përfaqësuar në fushën diplomatike Meksikën si shtet, duke krijuar një lidhje të veçantë, një urë të vertetë bashkëpunimi mes dy kombeve edhe mes politikave të ndryshme që bëhen për to. Kështu që Konsulli i Nderit është një përson i cili promovon vendin dërgues të cilin përfaqëson, në vendin e tij” – u shpreh Çepani.Çepani: Diplomacia ekonomike është çelësi i Konsullit të Nderit“Tashmë prej pak vitesh po investohet seriozisht në diplomacinë e Konsujve të Nderit, duke qënë se është një diplomaci e cila kushton shumë më pak se sa ambasadat. Konsujt e Nderit njohin realitetin ku përfaqohen dhe ku përfaqësojnë shtetin dërgues, shumë më mirë se një ambasador që ndërrohet çdo 4 vjet. Janë persona të njohur në fushat e tyre. Është një diplomaci që është më afër qytetarëve. Duke qënë pjesa më e madhe profesionistë të biznesit, patjetër që diplomacia ekonomike është çelësi i diplomacisë së Konsujve të Nderit. Promovimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është një aspekt shumë interesat në mënyrën se si funksionojnë Konsujt e Nderit” – theksoi Çepani.Çepani: Problemi kryesor, mungesa e një rregulloreje të caktuarPor, përveç anëve pozitive që sjellë veprimtaria e gjatë e një Konsulli Nderi në bashkërendimin midis dy vendeve, ende hasen problematika. Ekzistenca një “kushtetute” të mirëfilltë mund të rregullonte të gjitha marrëdhëniet me legjisacionin shqiptar tha Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së “Konsujve të Nderit” në Shqipëri.“Gjëja që ne po kërkojmë të bëjmë është që të krijojmë atë që ne e quajmë ndoshta manuali, por që nuk do të jetë një manual. Është një përmbledhje e gjithë legjislacionit përsa i përket Konsujve të Nderit. Ne kemi statutin e shoqatës së Konsujve të Nderit i cili përcakton se si funksionon shoqata etj, nuk kemi një kushtetutë e cila rregullon brenda shtetit shqiptar, që rregullon të gjitha marrëdhëniet në lidhje me legjislacionin shqiptar. Duke munguar baza e legjislacionit pastaj ka edhe probleme të cilat nga Konsujt intepretohen ndryshe tek njëri dhe ndryshe tek tjetri” – u shpreh Çepani.