Gati drafti për miellin, do zgjidhë ngërçin e krijuar me prodhuesit
Përfundon drafti, i cili përcakton standartet që duhet të ketë mielli që do të përdoret për prodhimin e bukës në Shqipëri.Dokumenti i hartuar me ekspertë të fushës, por edhe me miratimin e industrisë së prodhimit dhe përpunimit të miellit do përcaktojë nivelin e proteinave në bazë të prodhimeve duke variuar nga 9 % për ëmbëlsirat, picat dhe makaronat në 12.5% për bukën masive.“ Për sqarimet lidhur me çështjen e milellit dhe hapat që ne po marrim për të rregulluar në mënyrë përfundimtare çështjen e statndardeve të miellit, pasi ju e dini që Shqipëria nuk ka pasur standarde në fushën e milellit dhe kjo i ka lënë shteg një kaosi në këtë drejtim, unë ju foj ju që nesër të ndani bashkë me ne paketën e re të standardeve më të përparuara europiane që ne do të propozojmë për të rregulluar çështjen e përdorimit të mielllit dhe sanksionet e tij” tha Panariti. Kjo deklaratë e ministrit Panariti erdhi pas një takimi me zv.Ministrin kinez të Bujqësisë, me të cilin diskutuan për të rritur bashkëpunimn midis dy vendeve.