BSH konfirmon krizën, ekonomia jonë shënoi ulje 3 mujorin e dytë
Tiranë- Aktiviteti ekonomik në vendin tonë gjatë 3 mujorit të dytë ka pësuar rënie.Ky fakt konfirmohet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.Pas analizës së kryer, Këshilli Mbikqyrës ka dalë me një deklaratë ku konstatohet se ecuria ka qenë më e dobët në krahasim me vlerësimit paraprake të këtij institucioni.Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ndikimin më të lartë negativ e dha sektori prodhues, e në veçanti sektorët e industrisë, të transportit dhe të ndërtimit.Por mesa duket këto efekte nuk janë të përkohshme, duke vlerësuar se kjo rënie ekonomike është e përkohshme.Banka e Shqipërisë i bën apel qeverisë që të ndjek një plan më të rregullt të shpenzimeve buxhetore.Shmangiet e ndjeshme nga ky plan prodhojnë efekte të padëshirueshme në ekonomi dhe në tregjet financiare.Banka e Shqipërisë vlerëson se reagimi i ekonomisë ndaj kushteve monetare stimuluese mbetet i dobët.Vrojtimet e fundit të aktivitetit kreditues, si dhe të dhënat statistikore, përmbajnë disa sinjale pozitive në drejtim të lehtësimit të standardeve të kreditimit dhe të përmirësimit të kushteve të ofertës për kredi.Megjithatë, kërkesa për kreditim mbetet e moderuar dhe do të vazhdojë të përcaktojë një zgjerim të ngadaltë të kredisë edhe për disa tremujorë në vazhdim.Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%