Xhixho me të rinjtë në Elbasan:Të promovojmë vlerat evropiane
Fushata informuese me të rinjtë, ka sjellë në Elbasan zv.ministren e Integrimit, Erisa Xhixho. Kjo e fundit u konsultua me gjimnazistët e shkollës "Kostandin Kristoforidhi" mbi këndvështrimet për çështje të nxehta të integrimit në bllokun europian.“Ju jeni qytetarë evropianë, ne jemi tashmë më pranë Evropës dhe gjithë angazhimi ynë është që të gjithë vlerat e Evropës ti vëmë në zbatim në Shqipëri. Ju jeni përfituesit kryesorë të këtij procesi. Kjo fushatë informimi që ne kemi nisur ka pikërisht këtë qëllim, të njohim më mirë procesin në mënyrë që ta realizojmë atë siç duhet”, u shpreh Zv. Ministrja.Zv/ministrja e Integrimit nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për bojkotin e parlamentit nga opozita, ku sipas saj opozita duhet t'i bashkangjitet të gjithë procesit të reformave që po ndërmerr qeveria.Pas Elbasanit, fushata e "vjeljes së mendimeve" nga të rinjtë, do të vijojë me qytete të tjera, deri në nxjerrien e një konkluzioni mbi pikpamjet e tyre.