Turqi, kapet 57 kg heroinë e fshehur në pelena, arrestohen 2 shqiptarë e 2 turq

56 kg e 868 gr heroinë e fshehur në pelena fëmijësh janë bllokuar nga policia doganore turke në një kamion.Mësohet se kamioni drejtohej nga një shtetas turk me iniciale E.B i cili është arrestuar, ndërsa vlera e drogës në treg kap vlerën e 4.3 milion euro. Në pranga kanë rënë edhe 2 shqiptarë me inicialet D.B dhe G.L dhe turku O.G.Mësohet se ata janë pikasur nga policia në fshatin Ipsala të Turqisë pas kontrollit me rreze infra të kuqe në Doganë.Fillimisht ata u dyshuan për kontrabandë, por pas kontrollit me qentë e antidrogës, u arrit zbulimi i drogës së fshehur në pelena.