Mesazhi i fundit i vajzës që u var sepse vrau përdhunuesin: E dashur nënë mos qaj
Është bërë publik mesazhi i fundit i Reyhaneh, e cila u ekzekutua në Iran sepse vrau burrin që u përpoq ta përdhunonte.Ajo i kërkonte të ëmës të mos qante pasi do të kishte drejtësi në gjykatën e Zotit.Reyhaneh Jabbari ishte vetëm 26 vjeçe kur të shtunën e 25 tetorit u ekzekutua me varje pavarësisht fushatës ndërkombëtare për lirimin e saj pasi kishte kryer dënimin prej 7 vitesh burg.Reyhaneh kishte lënë mesazhin zanor për nënën e saj Shole Pakravan në prill pikërisht ditën kur kishte mësuar fatin e saj“E dashur Sholeh mos qaj për atë që do të dëgjosh. Bota nuk na do ne. Në gjykatën e Perëndisë do të akuzoj inspektorët dhe të gjithë ata të cilët me injorancë dhe gënjeshtra më shkelën të drejtat dhe nuk kushtuan kohë për të parë se realiteti ishte krejt ndryshe nga sa dukej.”Ajo ishte dënuar me vdekje nga gjykata e Teheranit në 2009 për vrasjen e Morteza Abdolali Sarbandi, një ish zyrtar i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit I cili sipas të resë ishte përpjekur ta përdhunonte.sg/oranews.tv/