Për një video, gazetari në Kosovë sulmohet me thikë

Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja, mësohet se është goditur me thikë nga persona të panjohur në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit.Fatmirësisht ai është transferuar menjëherë në Urgjencën e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetë, edhe pse ka marrë katër plagë në kokë.Komandanti i komisiariatit jugor të Prishtinës, Binak Berisha, citohet nga mediat në Kosovë se personi tashmë është arrestuar dhe se po proçedohet për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.Ndërsa jozyrtarisht, raportohet se shkaku i goditjes me thikë të gazetarit Hasimja ka qenë pasi gazetarit të Klanit i është kërkuar nga i dyshuari që të hiqet një video në Youtube, gjë që nuk ka ndodhur, edhe pse Hasimja kishte bërë kërkesë në rrjetin social që video të hiqej.Për momentin nuk raportohet se cila ishte përmbajtja e kësaj videoje.[caption id="attachment_409771" align="alignnone" width="330"]sulmohet gazetari kosovar Ne foto: Vendi ku u sulmua gazetari kosovar[/caption]