IS i pret kokën simbolit të shpresave kurde

Ajo u bë vajza simbol i luftës së kurdëve për të mbrojtur Kobanin nga luftëtarëte ISIS, por tani, raportohet se vajza, e njohur me pseudonimin Rehana është kapur dhe madje është ekzekutuar me prerje koke.Ajo u bë e famshme si simbol i shpresës në luftën që u zhvillua në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.Një gazetar e fotografoi atë duke bërë shenjën "V" në qytet, ku Rehana tha se e vetme kishte vrarë 100 ushtarë të ISIS.Por luftëtarja kurde mendohet se është vrarë pas disa fotove që kanë nisur të qarkullojnë në Twitter, të cilat tregojnë një luftëtarë të ISIS që mban në dorë kokën e saj.Përveç shumë burrave kurdë, në luftën kundër ISIS u bashkuan edhe shumë gra, një fenomen i pazakontë në botën myslimane, ku pjesëmarrja e grave në luftë shihet si e padenjë.