Hungari, protesta kundër qeverisë për rritjen e taksës së internetit
Mijëra vetë kanë protestuan në Hungari kundër rritjes së pritshme të taksës së internetit.Sipas protetsuesve vendimi i qeverisë jo vetëm do të rëndojë në xhepat e hungarezëve por prek gjithashtu edhe të drejtat themelore të demokracisë dhe lirisë.Qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, paralajmëroi taksën e re javën e kaluar duke theksuar se parlamenti pritet ta votojë vitin e ardhshëm.Projektligji parashikon rritje të taksës për përdoruesit e internetit me 60 centë për gigabajt për transferimin e të dhënave dhe kompanitë e telekomunikacionit në vend kanë pranuar se do të jenë të detyruara të rrisin çmimin e shërbimit.Protesta në Budapest u organizua përmes facebook nga një grup që ka 210 mijë ndjekës.Por sipas organizatorëve rreth 10 mijë vetë protestuan para minsitrisë së Ekonomisë."Orban ka ndërmarrë disa masa anti demokratike, që po e shtyjnë Ukrainën edhe më larg Europës. Prandaj edhe kemi dalë të protestojmë", thanë në deklaratë për shtyp organizatorët e protestës."Ky ligj do të pengonte futjen në internet të shtresave të mesme dhe të ulta të popullsisë, si dhe do të kufizonte internetin nëpër shkolla dhe universitete. Nuk mund ta lejojmë që njërëzit të kenë mungesë informacioni në shekullin XXI", tha organizatori i protestës, Balazh Guljas.Një çast i veçantë ishte kur protestuesit ndezën celularët e tyre duke ndriçuar sheshin. Ata i dhanë qeverisë 48 orë kohë për të tërhequr projektligjin dhe paralajmëruan se të martën e 28 tetorit do të ketë protesta të tjera nëse ajo nuk tërhiqet.