MASH "dorëzohet" para studentëve: Do heqim mesataren, kuotat s’ndryshojnë
Tiranë - Ka mjaftuar protestat e fundit të studentëve që Ministria të ndryshoj vendimet për pranimet e studentëve në master. Një ndër kriter e pranimit është nota mesatare 6, por që Ministria do ta heq.Studentët protestuan për heqjen e kuotave të pranimit. Ministria nuk do të ndryshoj kuotat për programet e rregullta, por vetëm të programeve të cilat do të rihapen. Ndërsa për rritjen e tarfës së studimit, zv/Ministri i Arsimit, Arbjan Maznikut, pranoi se tarifa është rritur por universitetet bënë propozime me rritje më të lartë.E hëna nuk nisi normalisht për universitetin poltikenik, ku studentët protestuan, duke mos lejuar studentë dhe pedagogë për të hyrë në auditore.Rektori i Universitetit Politeknik sqaroi se studentët nuk ishin të auditëve të politeknikut, por të fakultetit të shkencave sociale. Rektori Jorgaq Kacani tha se deri të mërkurën pritet që me VKM të bëhen ndryshimet përkatëse.E ndërsa shqetësimi qëndron në pranimet e masterit, studentët të universiteve të mbyllura vazhojnë të kërkojnë plotësimin e dosjeve, për t’u regjistruar në universitetet. Ministria ka rishtyrë edhe me një javë aplikimet për ta./Oranews.tv/