Prokuroria e Kukësit çon për gjykim 50 persona për vjedhjen e energjisë
Prokuroria e Kukësit në vetëm një ditë ka dërguar për gjykim 50 persona, nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.Nga këta persona 5 prej tyre janë administrator të subjekteve privatë dhe 2 prej tyre kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.Nga hetimet e akuzës së Kukësit është faktuar së këta persona funizonin bizneset e tyre me linja dytësore,të cilat nuk faturoheshin.Dërgimi në gjykim i një numri kaq të lartë dosjesh për gjykim brenda një dite është një ndër rastet e rralla në aktivitetin e Prokurorisë shqiptare.Prokurroia e Kukësit bën me dije se vijojnë hetimet, pasi ka informacione se ka një muër të madh rastesh për këtë vepër penale.Prefektura e Kukësit është një nga më problematiket sa i përket arkëtimeve të energjisë elektrike.