Djali tenton të sulmojë Kameron, e ndalojnë truprojet (FOTO-VIDEO)

Një djalë është përpjekur të sulmojë kryeministrin britanik, Devid Kameron, ndërsa ai dilte nga një godinë në Lids, ku kishte mbajtur një fjalim për një projekt të trenave të shpejtë.Policia tha se personi, një 28 vjeçar, u arrestua.Në pamjet filmike shihet se si forcat e sigurisë e pengojnë personin në fjalë që të prekë kryeministrin, duke e mbajtur të bllokuar në tokë, ndërsa Kameron futej në makinë.Kryeinspektori i Lidsit, Derek Hjuxhs, tha se personi u lirua pasi u verifikua dhe u konfirmua se ai nuk përbënte kërcënim për Kameronin./oranews.tv/