Pluhur i verdhë edhe në konsullatën hungareze në Stamboll, s’ka dyshim për antraks

Disa pako që përmbanin një pluhur të verdhë të paidentifikuar janë dërguar me postë në Konsullatën hungareze në Stamboll, duke riaktivizuar sërish forcat e sigurisë.Pak ditë më parë pako të ngjashme kishin marrë edhe pesë konsullata të tjera perëndimore në qytetin më të madh të Turqisë, ajo e SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermansië dhe Belgjikës. 16 persona të punësuar në to u shtruan edhe në spital për t'u ekzaminuar nga mjekët për ndonjë sëmundje infective.Pako në konsullatën hungareze besohet se është dërguar në të njëjtën kohë si në të tjerat, por nuk është hapur deri të hënën nga stafi, që mungonte gjatë fundjavës. Rezultatet e analizave të pluhurit ende nuk kanë dalë, por ministri i shëndetësisë, Mehmet Muezinollu, tha për gazetën "Hurriyet" se pluhuri nuk ishte antraks.Gjithashtu ai shtoi se po pritej të dilte gjatë ditës rezultati i testit të katërt dhe të fundit për të konsideruar përfundimisht si jo të dëmshme substancën. Nga personat e shtruar në spital, dhjetë vetë ishin punonjës të ambasadës kanadeze. Misionet diplomatike kanadeze kanë qenë në gatishmëri të lartë pas dy sulmeve të ndodhura javën e kaluar në Otava dhe Kebek.